Milan në aksion, po synon transferimin e Mauro Icardit

21:55 | 17 Maj 2021

AC Milan do provojë të nënshkruajë me sulmuesin e PSG-së, Mauro Icardi në verë.

Argjentinasi do largohet nga “Parisienët” në fund të sezonit edhe pse kompletoi transferimin verën e kaluar.

Me PSG-në që është duke provuar të kompletojë transferimin e Moise Kean, nënkupton se Icardi nuk do këtë vend në formacionin bazë.

Milan është skuadër vërtetë e interesuar për shërbimet e Icardit, që e shohin si sulmuesi ideal që do ta përforcojë skuadrën, transmeton lajmi.

Mediat italiane thonë se edhe Icardi është i hapur për rikthimin në Milano, ngase në të kaluarën ishte pjesë e Interit.

Interesim për Icardin vazhdon të këtë edhe Juventus.

Komento: