Milan në aksion, po synon transferimin e sulmuesit nga Argjentina

09:51 | 12 Korrik 2020

AC Milan po kërkon vazhdimisht përforcime për skuadrën e cila ka të ngjarë të jetë në dispozicion të Ralf Rangnick në sezonin e ardhshëm të Serie A.

Lojtarët në çdo departament të fushes janë në kërkim e në fokus janë lojtarët e rinj, në përputhje me filozofinë e Rangnick dhe Elliott.

Në fillim të kësaj jave, Milanneës raportoi se Milan po synon të nënshkruaj me sulmuesin e Talleres, Nahuel Bustos, përcjell ORAinfo.

Sulmuesi argjentinas gjatë këtij sezoni ka regjistruar nëntë gola dhe katër asistime në 20 paraqitje.

Dhe tani kanë ardhur konfirmime nga Spanja në lidhje me interesimin e kuqezinjve për sulmuesin. Sipas medaive spanjolle, Bustos së shpejti do të luajë në Evropë dhe dy opsionet për argjentinasin janë Milani dhe Sevilla.

Milani dhe Sevilla janë duke lëvizur në këto orë për të hetuar disponueshmërinë e lojtarit.

Kontrata e Bustos do të skadojë në qershor 2021 dhe Talleres nuk do të jetë në gjendje të kërkojë një shumë më të lartë se 5-6 milionë euro për sulmuesin e tyre.

Zhvillimet priten të intensifikohen në javët e ardhshme, megjithatë, ajo që është e sigurt është se e ardhmja e sulmuesit argjentinas do të jetë në Evropë. /ORAinfo/

Komento: