Milan në aksion, po tentojnë transferimin e mbrojtësit 20 vjeçar

16:42 | 08 Janar 2021

Afati i janarit është hapur dhe AC Milan është në kërkim të një mbrojtësi.

Mbrojtësi polak, Kamil Piatkowski është afër të arrijë marrëveshje me Milan, raportojnë mediat polake, përcjell ORAinfo.

Sipas TMË, Piatkowski nga Rakow po tërheq interes nga Milano pasi ai është një nga yjet në rritje të futbollit polak.

20-vjeçari është kryesisht një qendërmbrojtës, por është një lojtar me shkathtësi të madhe pasi ai gjithashtu mund të luajë mbrojtës i plotë, mbrojtës krahu dhe gjithashtu si mesfushor.

Presidenti i Rakow konfirmoi drejtpërdrejt se ai ka refuzuar një ofertë prej 3 milionë euron për lojtarin nga një klub pa treguar emrin e tij.

Lojtari u kërkua kohët e fundit nga Milani, por menaxhmenti kuq e zi, aktualisht po shkon më shumë me forcë për Mohamed Simakan të Strasburgut dhe Ozan Kabak të Schalke 04.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se cili do të jetë vendimi i drejtuesve të Milna për lojtarin që do ta transferojnë në mbrojtje gjatë janarit. /ORAinfo/

Komento: