Milan në festë! Arrin marrëveshje me yllin e madh

17:00 | 23 Dhjetor 2019

Agjenti i mbrojtësit zviceran, Becir Omeragic, Christoph Graf ka konfirmuar se ai ka zhvilluar bisedime me AC Milan në lidhje me klientin e tij.

Sky Italia thotë se Milani po mbyll nënshkrimin e mbrojtësit qendror të FC Cyrihut, i cili tashmë ka bërë 11 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, përcjell ORAinfo.

Omeragic është vendosur në ekipin kombëtar të Zvicrës U19 dhe në raport thuhet se kuqezinjtë janë të gatshëm të mbyllin një marrëveshje për 17-vjeçarin, i cili gjithashtu mund të luajë në mbrojtësin e djathtë.

Tani, agjenti i lojtarit Christoph Graf ka konfirmuar gjatë një interviste me Calciomercato se Milani është i interesuar për klientin e tij dhe se bisedimet e hershme janë mbajtur./ORAinfo/

Komento: