Milan në festë, po e transferon yllin 70 milionësh që po bën “namin” në Seria A

22:29 | 28 Nëntor 2021

AC Milan, nuk ka hequr dorë nga Dusan Vlahovic. Kuqezinjtë do të provojnë shanset e tyre pavarësisht çmimit të lartë të kërkuar të Fiorentinës.

Sulmuesi i Fiorentinës, Dushan Vlahovic po kalon një tjetër sezon fantastik. Sulmuesi serb 21-vjeçar ishte protagonisti i fitores 4-3 të Fiorentinës ndaj Milanit duke shënuar një dygolësh vendimtar. Në 13 paraqitje me Violën deri më tani, Vlahovic ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 2 herë, përcjell ORAinfo.

Shifra të shkëlqyera për sulmuesin e ri që kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të rëndësishme, përfshirë AC Milan. Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, konfirmoi së fundmi se Vlahovic nuk do të rinovojë kontratën e tij dhe do të shitet ose në janar ose në fund të sezonit.

Fiorentina aktualisht po kërkon një tarifë marramendëse prej 70 milionë euro për të shitur yllin e saj, por me skadimin e kontratës së tij brenda një viti kjo shifër është e destinuar të bjerë ndjeshëm. Pavarësisht konkurrencës së lartë për shërbimet e tij, AC Milan do të luajë kartat e tyre dhe shpreson të bindë Vlahovicin të bashkohet me skuadrën e tyre./ORAinfo/

Komento: