Milan në garë për transferimin e yllit të Sassuolos

16:29 | 05 Qershor 2020

Ylli i Sassuolo, Jeremie Boga ka pranuar se AC Milan ka shprehur interesim për të.

Sipas tij, nuk është vetëm Milan që po e kërkon atë, duke thënë se edhe Juventus, Inter, Roma Napoli janë të interesuar për të.

Kohëve të fundit mediat në Itali kanë raportuar se është arritur një marrëveshje ekonomike për të hequr klauzolën e blerjes së ish-lojtarit të Chelsea, duke i lënë ata vetëm me të drejtën e refuzimit të parë në rast të një shitje në të ardhmen, përcjell ORAinfo.

E ardhmja e Boga tani është në duart e Sassuolo, mirëpo një ofertë prej 30 milionë konsiderohet e pamjaftueshme për ta bindur Sassuolon për shitjen e tij.

24 vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka shtuar katër asistime në 24 paraqitjet e Serie A për Sassuolo deri më tani.

Ai ka folur për media rreth të ardhmes së tij.

“Tani për tani po mendoj vetëm për Sassuolo. Pastaj lexova emrat e shumë klubeve të rëndësishme në Itali. Kam dëgjuar Romë, Napoli, Milano, Inter, Juve. Është mahnitëse, por së pari dua të arrij qëllimet e mia sezonale”, ka thënë Boga.

“Unë dua të luaj Champions League ose Europa League, është ëndrra e të gjithë fëmijëve që luajnë futboll”, ka thënë Boga duke lenë të kuptohet se ai do të largohet nga Sassuolo në fund të sezonit.

A do të jetë i gatshëm Milan të paguaj mbi 30 milionë për të, mbetet të shihet në javët në vazhdim. /ORAinfo/

Komento: