Milan në garë të ashpër për një nga talentët më të mirë në Argjentinë

11:59 | 20 Nëntor 2021

AC Milan, po kërkon shumë talentë në Amerikën e Jugut dhe një sulmues i ri i Boca Juniors thuhet se ka tërhequr vëmendjen e tyre.

Fichajes, shkruan se Boca Juniors nuk po kalon periudhën e tyre më të mirë në fushë pasi u eliminuan në raundin e 16-të të Conmebol Copa Libertadores kundër Atlético Mineiro dhe janë shumë prapa rivalëve të tyre River Plate në ligë, po kjo skuadër ka shumë talentë përcjell ORAinfo.

Sulmuesi 19-vjeçar, Exequiel Zeballos, nuk bën përjashtim nga kjo, dhe ai mund të luajë si në krahë ashtu edhe si qendërsulmues, i konsideruar si një nga talentet më të mirë në Argjentinë sot, kjo është arsyeja pse një numër klubesh të mëdha e kanë treguar një interes për të.

Zeballos ka bërë vetëm 15 paraqitje në ekipin e parë të Boca Juniors, por ai ka impresionuar në ekipin rezervë dhe është gjithashtu në radarin ndërkombëtar duke qenë se ai bëri debutimin e tij për ekipin argjentinas U17 në 2019.

Sevilla, PSV, Napoli dhe Milan kanë shfaqur të gjithë një interes sipas raportit, dhe ata kanë mësuar për një çmim prej rreth 5 milionë euro për të blerë adoleshentin./ORAinfo/

Komento: