Milan në hall, klubet e mëdha dëshirojnë ta transferojnë yllin ‘Rosonerë’

12:26 | 06 Qershor 2020

Theo, mbrojtësi më i mirë në Serie A – e duan shumë klube”.

S’ka asnjë si Theo në Serie A sipas agjentit, Manuel Garcia Qullion.

Theo Hernandez është duke shkëlqyer në Serie A me Milanin.

Kjo ka bërë që lojtari të zgjojë interesimin e shumë klubeve dhe këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i futbollistit, Manuel Garcia Qullion.

Ai ka shënuar gjashtë gola deri më tani këtë sezon dhe ka dhuruar tri asiste në 25 paraqitje.

Juventus dhe Paris Saint-Germain janë duke insistuar për 22-vjeçarin.

“Ai është mbrojtësi i majtë më i mirë në Serie A”, tha ai për “Transfer20”.

“Është e kuptueshme që shumë klube e duan atë, do të shohim çfarë do të ndodhë”.

Milani e bleu atë nga Madridi për 20 milionë euro verën e kaluar, por sipas “Calciomercato.com”, nëse vendosin ta shesin, do të marrin së paku 50 milionë euro për francezin.

Komento: