Milan në janar po e bën transferin e madh

15:16 | 22 Nëntor 2021

Gati transferimi i madh: Njëri prej mesfushorëve më të kërkuar pëlqen hapur Milanin.

Skuadra e Stefano Piolit ka para vetes një mundësi të artë në merkato.

Zërat për largimin e mundshëm të Renato Sanchez nga skuadra e Lille kanë bërë që fansat e Milanit të fillojnë të ëndërrojnë dhe atë me një arsye të fortë.

Ylli i kampionëve të Francës më herët bëri të ditur që është koha për një lëvizje të re në karierën e tij.

Kur u pyet për skuadrën e Milanit ai deklaroi:”Po më pëlqen shumë, është një skuadër me histori të madhe”.

Paraqitjet e mira që po zhvillon në Ligue 1 kanë bërë që interesimi për të të rritet nga skuadrat e mëdha në Europë por Milan mbetet favoriti kryesor për ish yllin e Bayern Munich.

Komento: