Milan në ‘luftë’ me Barcelonën dhe Tottenhamin për lojtarin që po shkëlqen në ‘Euro 2020’ – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan në ‘luftë’ me Barcelonën dhe Tottenhamin për lojtarin që po shkëlqen në ‘Euro 2020’

08:45 | 25 Qershor 2021

Barcelona, Tottenham dhe Milan në garë për Damsgaard

Shumë klube evropiane kanë shprehur interesim për mesfushorin Mikkel Damsgaard.

Damsgaard po bënë paraqitje të mira me Kombëtaren e Danimarkës në “Euro 2020”, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona, Tottenham dhe Milan kanë shprehur interesim për mesfushorin.

20-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 35 paraqitje me fanellën e Sampdorias në të gjitha garat, duke realizuar dy gola dhe katër asistime.

Presidenti i klubit italian, Massimo Ferrero komentoi garën për nënshkrimin e tij në një intervistë me gazetën Il Secolo XIX, duke pretenduar se çmimi i mesfushorit është 30 milionë euro, por do të rritet në 40 milionë nëse ai shënon përsëri për Danimarkën në Euro.

Komento: