Milan nis bisedimet me mesfushorin e Arsenal

18:49 | 26 Dhjetor 2019

Milan po planifikon të kryej një transferim nga Arsenali.

Babai i Mohamed Elneny ka zbuluar se djali i tij është në bisedime të avancuara me AC Milan.

Egjiptiani aktualisht është në huazim te Besiktas nga Arsenali, por mund të bëjë një transferim në Serie A gjatë javëve të ardhshme.

Mesfushori ka qenë i rregullt për skuadrën turke që kur u bashkua si huazim gjatë verës. Ekziston një mundësi për ta blerë përfundimisht në marrëveshje, por sipas babait të tij, Elneny mund të largohet nga klubi më shpejt se sa pritej, përcjell lajmi.

“Bisedimet midis Mohamed dhe Milano janë në një fazë të përparuar”, i tha Nasser Elneny kanalit televiziv Sada Al Balad.

“Por kontrata nuk është nënshkruar ende. [Milano] riktheu interesin e tyre për djalin tim, dhe orët e ardhshme mund ta shihni të nënshkruajë me Milanin”.

“Mohamed po shkon mirë te Besiktas, por ai dëshiron të transferohet në Milano sepse liga italiane është e fortë”.

Komento: