Milan nis kontaktet, po tenton rikthimin e Bakayokos në ‘San Siro’

00:00 | 24 Qershor 2021

AC Milan ka zhvilluar bisedime me agjencinë që përfaqëson Tiemoue Bakyoko rreth idesë së një kthimi në klub.

Francezi qe ka luajtur për Rossonerët pasi u bashkua si huazim për sezonin 2018-19, gjatë të cilit ai mblodhi 42 paraqitje dhe madje shënoi një gol kundër Interit.

Tani, thashethemet kanë dalë që sugjerojnë që Bakayoko mund të kthehet në Milano.

Sipas informacionit nga një burim i afërt i rrethit të Chelsea, Milan ende e vlerëson 26-vjeçarin dhe foli për të në takimin me Marco Branca dhe Marco Busiello të FIRS1.

Në ditët në vazhdim pritet që të mësohet me shumë rreth interesimit dhe ofertës së Milan për Bakayokon.

Ajo që dihet është se Bakayoko me zemër dëshiron që të rikthehet në ‘San Siro’. /ORAinfo/

Komento: