
AC Milan është gati ta transferojë mesfushorin e FC Nantes Imran Louza këtë verë, pasi revolucioni i tyre i frymëzuar nga rinia vazhdon.
Calciomercato njoftoi se Milani po e përcjell Louzën nga afër duke parë tregun e ardhshëm, duke bërë përpjekje për rregullimin e mesfushës, përcjell ORAinfo.
Sipas këtij mediumi, Louza është një ide e re për mesfushën e Milanit.
Kuqezinjtë janë ‘gati për të vënë bast’ ndaj Luzës, i cili në moshën vetëm 20 vjeç ka arritur 24 paraqitje në ligë këtë sezon, duke përfshirë dy asistime dhe dy gola.

Raporti shton se Nantes po kërkojnë 10 milionë euro për lojtarin francez, i cili pritet të jetë zëvendësues i Lucas Biglia, duke liruar Ismael Bennacer për një rol tjetër në fushë.
Louza ka një kontratë me skuadrën e Ligue 1 deri në vitin 2024 dhe mund të luajë ose si një mesfushë mbajtëse në një 4-2-3-1 ose si një krijues lojtar mbrapa sulmuesit, siç tregon statistikat e tij. /ORAinfo/