
AC Milan ka nisur të përgatitet për afatin e transferimeve të verës.
Cak i klubit kuq e zi është anësorin i Bolonjës Riccardo Orsolini.
Calciomercato dhe La Repubblica kanë raportuar se Milani ka një interes konkret për Orsolini, kontrata e të cilit do të skadojë në 2022 dhe vlerësohet rreth 18-20 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Sipas gazetarit Nicolo Schira në Twitter, 24-vjeçari nuk do të rinovojë kontratën e tij me Rossoblu, i cili do të duhet ta shesë atë në verë në mënyrë që të mos e humbasë atë në një transferim falas.
Mirëpo Milan duhet të veproj shpejt, pasi interesim për të ka shprehur edhe ekipi tjetër nga Serie A, Fioerntina.
Mbetet të shihet nëse Milan në sezonin e ri do ta këtë në skuadër Orsolinin. /ORAinfo/