Milan nuk dorëzohet për Bakayokon, ky është plani

11:29 | 21 Gusht 2020

Milanin e presin negociata të vështira për Bakayokon.

Milan nuk do të heq dorë nga rikthimi i mesfushorit të Chelseas, Tiemou Bakayoko, por raportohet se e presin negociata të vështira.

Ish ylli i Monacos, është i hapur për një rikthim në ‘San Siro’ dhe Milani shpresojnë të bindin Chelsean të ulë çmimin e kërkuar.

Tuttosport thotë se Milan janë duke u përgatitur për negociata të gjata me ‘Blutë’, të cilët aktualisht po kërkojnë 25 milionë euro.

Milan, të cilët po përpiqen të negociojnë çmimin, nuk do të heqin dorë, por raportohet se nuk pritet të arrihet një marrëveshje brenda ditëve të ardhshme.

Bakayoko ka qenë pjesë e Milanit, dhe në 31 paraqitje ka shënuar një gol.

Komento: