Milan nuk e vlerësoi, gjashtë skuadra i vihen pas sulmuesit rezervë

23:42 | 08 Janar 2020

E ardhmja e Fabio Borini është larg nga AC Milan, por ku do të përfundojë ai?

Agjencia në ngarkim të lojtarit, e udhëhequr nga Roberto De Fanti publikoi një mesazh në Instagram në lidhje me italianin e Milanit, përcjell ORAinfo.

Agjensia zbuloi se gjashtë skuadra janë duke garuar për ish-lojtarin e Liverpool, i cili do të largohet nga kuqezinjtë këtë muaj për shkak të mungesës së kohës së lojës.

Parma, Genoa, Hellas Verona, SPAL, Fiorentina dhe Sampdoria janë opsionet e tij./ORAinfo/

Komento: