Milan nuk heq dorë, e do futbollistin e Realit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan nuk heq dorë, e do futbollistin e Realit

08:31 | 03 Qershor 2020

Milani do futbollistin e Realit, madrilenët i presin me krahë hapur.

Milani vazhdon të këmbëngulë për sulmuesin e Real Madridit, Luka Jovic. Ekipi italian do të marrë në “San Siro” sulmuesin serb, pasi ky i fundit nuk e ka të gjatë qëndrimin në kryeqytetin spanjoll dhe nuk do të qëndrojë më në Madrid.

Kuqezinjtë besojnë fort se serbi mund të rilindë në San Siro dhe me afrimin e Ralf Ragnick, ndoshta gjërat do të jenë më të thjeshta.

Në krahun tjetër, Real Madridi nuk e ka aspak problem që të shesë Jovicin.

Spanjollët madje duan të futen në negociata me drejtuesit e klubit italian për të gjetur gjuhën e përbashkët.

Sulmuesi ka qenë një nga dështimet më të mëdha të Europës dhe nuk bind më drejtuesit e Real Madridit.

Komento: