Milan nuk heq dorë nga ky futbollist

00:03 | 20 Shtator 2021

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini ka shpresë se skuadra e tij mund të bindë Franck Kessie të nënshkruajë një kontratë të re.

Skuadra e Serie A ka qenë në bisedime me mesfushorin, por ende nuk e kanë bindur atë që të angazhohet për një marrëveshje të re,përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, Maldini thotë se ata do të vazhdojnë të përpiqen ta bindin atë, duke i thënë DAZN:

“Ne kemi biseduar me agjentin e tij për një vit e gjysmë. Ka pasur shumë mundësi dhe do të ketë të tjera bisedime”./ORAinfo/

Komento: