Milan nuk humb kohë, gjen zëvendësuesin e Ibrahimovit te Real Madrid – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan nuk humb kohë, gjen zëvendësuesin e Ibrahimovit te Real Madrid

18:58 | 21 Dhjetor 2019

Përgjigja e Zlatan Ibrahimoviç nuk ka mbërritur dhe AC Milan ka filluar të humbasë durimin.

Për këtë arsye, kuqezinjtë kanë filluar të shikojnë disa alternativa për zëvendësimin e suedezit pasi kthimi i tij është në dyshim.

Siç raporton Tuttosport këtë mëngjes suedezi po ka dyshime për cilësinë e tij, duke u frikësuar se ai nuk mund të jetë aq vendimtar siç presin tifozët. Pasi të ketë zgjidhur këto dyshime, ai do të jetë në gjendje të japë një përgjigje, përcjell ORAinfo.

Në ndërkohë, Boban dhe Maldini kanë filluar të punojnë në alternativa, megjithëse gazeta pretendon se ekziston me të vërtetë vetëm një udhë konkrete: Luka Jovic nga Real Madrid.

Sulmuesi menaxhohet nga Fali Ramadani, i njëjti agjent si Ante Rebic./ORAinfo/

Komento: