Milan nuk ndalet, tani pas këtij super lojtari

20:11 | 09 Janar 2020

Ky është lojtari i radhës që po kërkohet nga Milan.

Milan po mendon seriozisht transferimin e Simone Kjaer të Sevillas gjatë afatit kalimtar të janarit.

Gianluca di Marzio shkruan se ‘Rossonerët’ janë të interesuar të përforcojnë mbrojtjen, dhe reprezentuesi danez është emri më i arritshëm.

Milan kanë qenë shumë të interesuar në Jean Claire Todibon e Barcelonës, por dështuan të arrijnë marrëveshje me skuadrën katalane.

Kjaer aktualisht është i huazuar te Atalanta, por nuk ka arritur të adaptohet në skemat e trajnerit Gasperini, duke qëndruar në pjesën më të madhe të kohës në bankinë.

Komento: