Milan nuk ndalet, tani ‘peshkon’ te Manchester United

13:08 | 29 Shtator 2020

Milani e do mbrojtësin e Manchester Unitedit.

Milani është duke menduar ta transferojë mbrojtësin e djathtë të Manchester Unitedit, Diogo Dalot.

Largimi i mundshëm i Lucas Paquetas drejt Lyonit pritet të jetë vendimtar për prurje të reja në klubin e Milanit këtë verë, sipas mediave italiane, transmeton Gazeta Express.

Sky Sport Italia raporton se Milani po synon ta huazojë Dalotin me mundësi për ta blerë, por Manchester Unitedi dëshiron ta shesë atë menjëherë.

Milani po mendon tani nëse do të bëjë ofertë për ta blerë atë apo jo.

Komento: