
Milan nuk e ka ndërmend të ndalet në këtë afat të janarit.
AC Milan, ka vendosur pamjen e tyre te portieri i Bournemouth, Asmir Begovic, zbulon Sky Sports, përcjell ORAinfo.

Skuadra e Serie A pret që Pepe Reina të bashkohet me Aston Villa me huazim dhe janë në kërkim të një zëvendësimi për të marrë vendin e tij si një portier zëvendësues./ORAinfo/