Milan nuk pret gjatë, e zyrtarizon zëvendësuesin e Leaos nga Premierliga

22:06 | 31 Gusht 2026

Milani ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës.

Bëhet fjalë për Omari Hutchinson, i cili vjen nga Nottingham Forest si zëvëndësuesi direkt i Rafael Leaos.

Anglezi, do të vijë në formë huazimi me “Rossonerët” që do të kenë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Hutchinson, kishte bërë 42 paraqitje duke shënuar 1 gol dhe 7 asistime, ku po ashtu ndihmoi skuadrën e tij të arrijë gjysmëfinalen e Europa League.

Komento: