Milan nuk rrezikon, e gjen zëvendësuesin e Bennacer

13:10 | 09 Qershor 2020

Ismael Bennacer pritet të largohet nga Milan gjatë verës. Kjo pasi Real Madrid ka ofruar rreth 50 milionë euro për blerjen e tij.

Kësaj oferte duket se nuk do t’i rezistojë Milan. Madje kuqezinjtë janë hedhur në aksion për ta gjetur zëvendësuesin e tij.

Sipas medieve në Itali, AC Milan aktualisht e shikon yllin e Espanyol Marc Roca si një zëvendësim të Ismael Bennacer nëse ai duhet të largohet këtë verë, përcjell ORAinfo.

Tuttosport raporton sot se përveç Real Madridit, interesim për Bennacer kanë edhe Paris Saint-Germain dhe Manchester City.

Kjo është arsyeja pse drejtori Ivan Gazidis ka shënjestruar Marc Roca të mesfushorit të Espanyol, një kampion evropian me ekipin kombëtar spanjoll U21 dhe një lojtar me një vlerësim prej rreth 20 milionë euro.

Sipas raportit për momentin Roca duket se është një ide vetëm në rast se Bennacer largohet nga ‘San Siro’. /ORAinfo/

Komento: