Milan përfundimisht po e shet Kessien, ia cakton këtë çmim

18:50 | 23 Dhjetor 2019

Milani mund të heq dorë nga Franck Kessi gjatë janarit.

“Rossoneri” e kanë vendosur çmimin për mesfushorin e tyre luftarak, të cilin e kërkojnë në Premierligë

Sipas portalit italian, “Calciomercato”, “Rossoneri” mund ta shesin mesfushorin luftarak gjatë dimrit nëse e pranojnë një ofertë prej 30 milionë eurosh, përcjell Express.

Wolverhamptoni është i interesuar për shërbimet e 23 vjeçarit.

Dhe, nëse klubi nga Premierliga e bën një ofertë të kënaqshme, atëherë futbollisti mund t’i japë fund eksperiencës në Serie A muajin e ardhshëm.

Kessie e ka realizuar një gol në 15 ndeshje në kampionatin italian këtë sezon.

Komento: