Milan po e kthen super-lojtarin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan po e kthen super-lojtarin

17:48 | 25 Dhjetor 2019

AC Milan, do të hyjë në një dekadë të re, ata vetëm mund të shpresojnë se do të shkojë më mirë se kjo që lanë pas.

Sigurisht, menaxhmenti është në punë për t’i rikthyer gjërat në rrugë të mbarë, megjithëse kjo ka dëshmuar të jetë më e vështirë nga sa prisnin,përcjell ORAinfo.

Midis tregut të transferimit dhe skuadrës aktuale, duhet të merren disa vendime. Një nga këto është situata e portierit, pasi mes Gigio Donnarumma, Pepe Reina dhe Antonio Donnarumma, pagat janë thjesht shumë të larta për atë pozicion.

Pasi kontrata e Gigio Donnarumma do të skadojë në vitin 2021, kuqezinjtë do të duhet të marrin vendime të sakta, si në aspektin teknik ashtu edhe financiar. Prandaj, Alessandro Plizzari është nën vëzhgim të veçantë.

Portieri i ri aktualisht është në huazim te Livorno, dhe duke filluar sezonin e ardhshëm, ai mund të jetë pjesë e tre portierëve të Milanit./ORAinfo/

Komento: