Milan po e shet yllin 40 milionësh

23:27 | 18 Janar 2020

27 paraqitje, një gol por edhe shumë shfaqje zhgënjyese. Viti i Lucas Paqueta në AC Milan sigurisht që nuk ka qenë i paharrueshëm.

Një vit më parë, kuqezinjtë besuan për talentin e tij, me Leonardo që përfundoi operacionin në personin e parë me Flamengo, pasi i kishte paguar klubit brazilian 35 milion euro për shërbimet e Paqueta,përcjell ORAinfo.

I kërkuar nga PSG dhe Manchester United, Paqueta dukej se ishte ylli i ri i të tashmes dhe të ardhmes së Milanit. Pas një ndikimi të mirë në dy muajt e parë, shfaqjet e tij ranë dhe pozicioni i tij në San Siro është në ekuilibër.

Siç theksohet nga Gazzetta dello Sport Milani do të kishte marrë tashmë një vendim në lidhje me fatin e Paqueta. Klubi është i gatshëm ta vendosë në treg dhe t’ia shesë ofertuesit më të lartë.

Shitja mund të ndodhë tashmë këtë muaj por Milano po pret oferta konkrete, me kuqezinjtë shpresojnë të marrin një shifër prej 38-40 milion euro nga shitja e mundshme e brazilianit./ORAinfo/

Komento: