Milan po e shet yllin e madh për 25 milionë

23:14 | 20 Dhjetor 2019

Një mini-revolucion e pret Milanon në Janar. Jo vetëm blerjet, por edhe disa largime e me Ricardo Rodriguez dhe Fabio Borini, të cilët tani janë duke pritur të njohin vetëm destinacionin tjetër.

I njëjti fat mund të presë edhe Franck Kessie, edhe nëse dalja e tij nuk vlerësohet si përparësi nga klubi.

Sidoqoftë, Milani në takimin me agjentin e tij e bëri të kuptojë se ai nuk konsiderohet më themelor dhe në janar të gjitha ofertat që do të arrijnë do të vlerësohen,përcjell ORAinfo.

Motivimi që mund të shtyjë Kessie të largohet përveç asaj të projektit mund të jetë ajo që lidhej me marrëdhënien e tij me tifozët e Milanit, të cilët e kanë kërkuar dëbimin e tij .

Interesi nga Premier League është akoma i gjallë me West Ham dhe Wolverhampton që kanë filluar tashmë kontakte me përfaqësuesit e tij për të kuptuar realizueshmërinë e operacionit.

Çmimi I kërkuar i Milanit është prej 25 milion €. Nëse ylli i Bregu të Fildishtë do të largohej, kuqezinjtë do të kërkonin një zëvendësim./ORAinfo/

Komento: