Milan po e sjell hyllin e madh, por shikoni cili yll po largohet

20:34 | 16 Maj 2020

Benfica kërkon Paquetan plus para për objektivin e madh të Milanit, Florentino Luis.

Benfica është e përgatitur të marr Lucas Paqueta në shkëmbim me Florentino Luis, por vetëm nëse i paguhet edhe një shumë shtesë prej 15 milionë eurosh.

Paqueta nuk është pjesë e planeve të kuqezinjve dhe ka zhgënjyer që prej lëvizjes së tij prej 38 milionë eurosh nga Flamengo në janar të vitit 2019.

Fiorentina gjithashtu ka treguar interes, por do të dëshironte që braziliani të marrë si huazim për dy sezone para se ta blinte.

Sipas Calciomercato, Benfica është etur për të rrëmbyer 22-vjeçarin në një marrëveshje shkëmbimi me objektivin afatgjatë të Milanit, Florentino Luis.

Sidoqoftë, Benfica e vlerëson Florentinon 45 milionë euro dhe Paqueta 30 milionë euro, kështu që po kërkojnë edhe 15 milionë euro para shtesë për këtë shkëmbim.

Florentino është një mesfushor 20-vjeçar që ka bërë 15 paraqitje në të gjitha garat për klubin portugez këtë sezon, por humbi vendin e titullarit muajve të fundit.

Komento: