Milan po e transferon mesfushorin e talentuar nga La Liga

09:58 | 08 Qershor 2020

AC Milani ka nisur kontaktet për të nënshkruar me mesfushorin e Espanyol, Marc Roca gjatë verës.

Kuqezinjtë pritet të fokusohen shumë në forcimin e mesfushës gjatë afatit të verës.

Me largimin e Lucas Biglia dhe Giacomo Bonaventura dhe dyshimet për të ardhmen e Franck Kessie, Lucas Paqueta, mesfusha e Milanit do të ketë nevojë për përforcim.

Madje as e ardhmja e Ismael Bennacer nuk është e sigurt pasi janë rritur ofertat nga jashtë për të, përcjell ORAinfo.

Tani mediat në Itali raportojnë se Milani ka vendosur synimin e tyre për mesfushorin qendror 23-vjeçar të Espanyol, Marc Roca.

Kontrata e tij me Espanyol skadon me në vitin 2022.

Spanjolli ka bërë 24 paraqitje në LaLiga dhe ka shënuar dy gola deri më tani këtë sezon.

Ai kryesisht operon si krijues i lojërave, dhe kuqezinjtë janë ‘shumë të interesuar’ ta transferojnë atë në dritaren e verës. /ORAinfo/

Komento: