Milan po e transferon sensacionin nga Serie A

13:53 | 06 Mars 2020

Vëllai dhe agjenti i anësorit të Sassuolo, Jeremie Boga e ka konfirmuar se ai mbajti bisedime për një lëvizje të mundshme në Milano.

23-vjeçari ka qenë në formë të mirë këtë sezon për Neroverdi, duke shënuar shtatë gola dhe duke shtuar dy asistime në 23 paraqitje në ligë.

Kjo ka bërë që disa ekipe të mëdha të ngjallin interesim për lojtarin.

U raportua në dhjetor që Milano ishte bashkuar në garën për të nënshkruar me Boga, ndërsa gazeta katalonase ‘Sport’ pretendoi se Barcelona është e gatshme të paraqesë një ofertë për të, si pjesë e një partneriteti midis tyre dhe Sassuolo.

Agjenti i lojtarit lë të kuptohet se ka pasur më herë bisedime me Milanin.

“Mund të ketë pasur kontakte midis dy klubeve”, ka thënë ai, duke shtuar se për transferimin e tij në ‘San Siro’ vendos Sassuolo. /ORAinfo/

Komento: