Milan po e transferon yllin 60 milionësh

16:37 | 30 Gusht 2023

Milan transferon yllin 60 milionësh.

Lajm bombastik nga Italia, Milan transferon yllin 60 milionësh.

Milan është skuadra më aktive këtë merkato duke siguruar plotë 9-të përforcime, ndërsa Rosonerët pritet që së shpejti të sigurojnë edhe përforcimin e 10-të, Mehdi Taremi.

Sulmuesi iranian pritet të jetë goditja e fundit për këtë merkato, ndërsa gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio, ka zbuluar objektivin e madh të Milanit për vitin 2024.

Sipas Gianluca Di Marzios, Milan verën e ardhshme synon transferimin e sulmuesit të Lille, Jonathan David.

Sulmuesit kanadez i skadon kontrata me Lille në vitin 2025 dhe verën e ardhshme Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro për kartonin e tij.

Interesim për David kanë shfaqur edhe disa gjigantë të tjerë europian, por kuqezinjtë kanë raporte tepër të mira me Lille, nga ku kanë blerë Leaon dhe Maignan.

Komento: