Milan po i hakmerret Interit, po e transferon yllin e Neroaxurëve

13:55 | 23 Shtator 2021

Gati hakmarrja ndaj Interit: Milan po e transferron yllin e Neroaxurëve.

Milan ka gati hakmarrjen për Calhanoglun.

Milan mbrëmë e mposhtin Venezian me rezultat 2-0 dhe Rosonerët u ngjitën në pozitën e parë me pikë të barabarta me Interin.

Transferimi i Calhanoglus te Interi bëri bujë të madhe, mirëpo Rosonerët kanë gati hakmarrjen ndaj Interit.

Calcio Mercato, raporton se Milan është duke studiuar mundësinë e transferimit të Matias Vecinos verën e ardhshme me parametra zero.

Vecino e ka nisur mjaftë mirë sezonin e ri nën drejtimin e Inzaghit duke realizuar një gol në pesë ndeshje të luajtura.

Pioli e pëlqen uruguaianin dhe e sheh atë si një përforcim të mirë për skuadrën dhe Rosonerët do të tentojnë të arrijnë marrëveshje me uruguaianin në janar.

Komento: