
Milan është në një pozitë të vështirë, pasi klubi duhet të shesë lojtarë që nuk janë thelbësorë për projektin.
Raporti detajon se si sulmuesi spanjoll Suso është një nga lojtarët që nuk dëshiron të largohet nga klubi, përcjell ORAinfo.

Lojtari është kritikuar nga tifozët dhe ekspertët gjithashtu këtë sezon për shfaqje të dobët dhe paga e tij prej 3 milion eurosh për sezonin po peshon në buxhetin e pagave të kuqezinjve. Asnjë blerës nuk ka dalë për të.
Lucas Biglia, është një lojtar tjetër që nuk dëshiron të largohet.

Kontrata e tij skadon në qershor, një lehtësim për kuqezinjtë duke marrë parasysh pagën e tij prej 3.5 milion eurosh në sezon. Ai ka refuzuar oferta nga Kina dhe Argjentina.
Menaxhimi i kuqezinjve do të dëshironte që Franck Kessie të shitej edhe në janar, shton raporti.
Ai refuzoi ofertat e shumta në dritaren e transferimit të verës, nga klube si Wolves dhe Monaco, por klubi milanez shpresojnë ta shesin atë te West Ham këtë muaj.
Ante Rebic, nga ana tjetër, është vendosur të largohet dhe të kthehet në Eintracht Frankfurt duke marrë parasysh rolin e tij të jashtëm në klub./ORAinfo/