Milan po ia merr yllin e madh Juventusit

16:50 | 05 Maj 2019

Riccardo Orsolini, është në mendimet e AC Milan, të cilët po e vlerësojnë profilin e tij për sezonin e ardhshëm.

Sipas Gazzetta dello Sport, duke pritur për të parë nëse do të ketë para për të lëvizur për lojtarë të nivelit më të lartë, Leonardo po lëviz për objektiva që do të mbeten të realizueshme me çdo pozitë në renditje dhe me çdo rezultat të mosmarrëveshjes së UEFA-s, përcjell ORAinfo.

Yllin që është në pronësi të Juventus, përfaqëson identikitetin perfekt për Rossonerët.

Gjendja e tij kontraktuale është si më poshtë: Deri më 23 qershor, Bolonja mund ta nënshkruajë atë drejtpërdrejt nga Juventusi për një tarifë prej 14 milionë eurosh. Bardhezinjtë mund të bëjnë një kundërpërgjigje të menjëhershme, me Bolonjen që merr 6 milionë euro lidhur me huanë prej një milion dhe që çon në një fitim kapital prej 5 milionë.

Milan po e vëzhgon situatën me vëmendje, të vetëdijshëm se çmimi për lojtarin është vendosur në rreth 20-25 milionë euro./ORAinfo/

Komento: