Milan po kërkon transferimin e menjëhershëm e këtij lojtari

20:59 | 26 Dhjetor 2021

AC Milan, ka pyetur mbrojtësin e Lazios, Francesco Acerbi nëse ai është i disponueshëm për një transferim në janar.

Maldini dhe Massara vazhdojnë kërkimin e tyre për një mbrojtës të ri. Ylli holandez Sven Botman është në krye të listës së dëshirave të AC Milan, por çmimi i kërkuar i Lille prej 30 milionë euro mund të jetë një pengesë e madhe që i detyron kuqezinjtë të shikojnë objektiva të tjerë,përcjell ORAinfo.

Përveç Botman, Milani po shikon edhe dyshen Bremer, Milenkoviç dhe Chelsea, Christensen dhe Sarr. Megjithatë, sipas Calcioomercato.it, zëvendësimi i Simon Kjaer mund të vijë nga Serie A direkt nga Lazio.

Francesco Acerbi, mund të largohet shumë shpejt nga kryeqyteti. Mbrojtësi i Biancocelestit është në përplasje me klubin dhe tifozët e Lacios. Arsyeja? Pas golit të Genoas në ndeshjen e së premtes së kaluar, Acerbi u kthye drejt Curva Nord për t’i mbyllur gojën tifozëve të shumtë të Lazios. Ka pasur edhe mosmarrëveshje pas humbjes ndaj Sassuolos.

Një gjest që nuk i ka pëlqyer ultrasit e Lacios, të cilët kanë publikuar një deklaratë të ashpër publike duke kërkuar shitjen e menjëhershme të Francesco Acerbit. Calcioomercato.it raporton se AC Milan i ka dërguar tashmë mbrojtësit një kërkesë për disponueshmërinë e tij për t’u transferuar menjëherë./ORAinfo/

Komento: