Milan po shqyrton mundësinë e transferimit të Icardit

11:44 | 18 Shtator 2021

AC Milan, nuk e ka hedhur poshtë plotësisht idenë e nënshkrimit të sulmuesit, Mauro Icardi nga Paris Saint-Germain.

Milani po bëhet gjithnjë e më i vetëdijshëm se kontributi që Zlatan Ibrahimovic mund të ofrojë gjatë sezonit aktual mund të jetë shumë i kufizuar, duke qenë se ai sapo është shëruar plotësisht nga operacioni në gju dhe pësoi një pengesë tjetër pothuajse menjëherë dhe ai do të mbushë 40 vjeç në tetor,përcjell ORAinfo.

Ndërkohë, MilanNews shkruan se e ardhmja e Mauro Icardi është ende e pasigurt. Lamtumira e tij ndaj PSG verën e ardhshme nuk mund të përjashtohet dhe ka dy klube në Serie A të interesuara për të siguruar kthimin e tij.

Juventusi gjithmonë i ka mbajtur bisedimet e hapura me shoqërimin e argjentinasit, ndërsa Milani nuk e ka hedhur poshtë hipotezën e një lëvizjeje për të si zëvendësues i mundshëm afatgjatë i Ibrahimovic, i cili natyrisht mund të pensionohet në fund të sezonit në varësi të planeve të tij./ORAinfo/

Komento: