Milan po synon transferimin e mbrojtësit nga Brazili, oferta e parë…

20:10 | 18 Gusht 2021

AC Milan është duke tentuar që në ditët e fundit të afatit të verës të bëjë transferimin e lojatëve të nevojshëm për të qenë konkurrues në garat evropiane, e sidomos në Serie A.

Ditët e fundit Milan është hedhur në aksion për të transferuar mbrojtësin e ri nga Brazili, Vanderson, përcjell ORAinfo.

Madje kuqezinjtë kanë bërë një ofertë prej 10 milionë euro për yllin e Gremion. Por kjo ofertë është refuzuar nga klubi brazilian.

20-vjeçari është gjithashtu një objektiv për Arsenalin, dhe mbrojtësi i djathtë brazilian tani konsiderohet i pashitur për momentin, duke pasur parasysh se në muajt e ardhshëm ai mund të tërheqë një grup edhe më të madh të klubeve të interesuara.

Vanderson ka një kontratë në fuqi deri në vitin 2025 dhe ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh. /ORAinfo/

Komento: