Milan po synon transferimin nga PSG të Sarabias, këtu janë lajmet e fundit nga Italia

12:04 | 23 Gusht 2021

AC Milan do të nis sezonin e ri sonte si mysafirë të Sampdoria.

Kjo ndeshje pritet të jetë edhe një mesazh për drejtuesit e Milan për të parë se ku qëndron ekipi para mbylljes së afatit të transferimeve të verës.

Megjithatë, drejtuesit e Milan janë lidhur me një lëvizje për Pablo Sarabia nga PSG.

Këtë mëngjes, Gazzetta Dello Sport raportoi se Rossonerët i kanë vënë sytë nga Sarabia për krahun e djathtë, përcjell ORAinfo.

29-vjeçari gjithashtu mund të luajë si një mesfushor sulmues dhe mund të arrijë në huazim, që është një plus i madh për Rossonerët.

Ndërsa tani raportohet se Milani ka filluar kontaktet me Paris Saint-Germain për Sarabinë.

Palët pritet të diskutujnë nëse një lëvizje është e mundur me hua.

Mbetet për t’u parë nëse Rossonerët mund të sigurojnë shërbimet e Spanjollit, por nuk ka dyshim se do të ishte një nënshkrim i mirë. /ORAinfo/

Komento: