Milan qetëson tifozët, Ibrahimoviç i shpëtoi me së keqes

13:38 | 26 Maj 2020

Gjiganti Italian, AC Milani e ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic nuk ka pësuar lëndim në kyçin e këmbës, që ishte raportuar se mund t’ia përfundojë karrierën, përkundër që do të mbetet jashtë skuadrës për një kohë deri sa të shërohet.

38-vjeçari e pësoi një goditje në këmbë gjatë një seance stërvitje me kuqezinjtë gjatë të hënës.

Mediumet italianet fillimisht kishin raportuar se lëndimi që Ibrahimovici e pësoi ishte një lëndim serioz në kyçin e këmbës dhe parashikuan se veterani mund të detyrohet t’i japë fund karrierës së tij shkaku i këtij lëndimi.

Megjithatë, Milani e ka konfirmuar se sulmuesi suedez nuk e ka këputur asnjë lëndim dhe s’ka lëndim serioz në kyçin e këmbës.

“Milani raporton se Zlatan Ibrahimovic pësoi lëndim në muskulin e kofshës së tij të djathtë gjatë stërvitjes së djeshme. Ligamentet e kyçit të këmbës i ka në gjendje të përsosur”, shkruhet një njoftimin e klubit kuqezi.

“Një ekzaminim tjetër mjekësor do të bëhet pas dhjetë ditëve”, thuhet në njoftim.

Komento: