Milan – Ralf Rangnick, vjen lajmi i fundit rreth bisedimeve të tyre

21:01 | 30 Mars 2020

Ka ardhur edhe lajmi i fundit rreth bisedimeve mes Milanit dhe Ralf Rangnick.

Milan dhe Ralf Rangnick janë akoma larg marrëveshjes.

Rangnick është personi që ka hapur telashe të shumta për Milan, duke bërë që skuadra të shkarkojë edhe Zvonimir Boban.

Bisedimet e Milan me ish trajnerin e Leipzig kishin filluar qysh moti, por duket se marrëveshja është akoma larg.

‘Sky Sport Italia’ shkruan se ka rënie në intensitetin e bisedimeve mes Milan dhe Rangnick.

Ndërkohë, te Milan, njeriu në krye të stolit vazhdon të jetë Stefano Pioli.

Pioli kishte nënshkruar një kontratë dy vjeçare, por ka një klauzolë që lejon klubin t’i shkëpus atij kontratën.

Komento: