Milan – Real Madrid, arrihet marrëveshja për yllin e madh

09:27 | 28 Gusht 2020

Milani arrin marrëveshje me Real Madridin për lojtarin e njohur.

Brahim Diaz do ta vazhdojë karrierën në Itali.

Kështu raporton La Gazzetta dello Sport, sipas të cilës, Milani ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Brahim Diaz.

Kjo e përditshme raporton se në marrëveshje është përfshirë një klauzolë e blerjes, çka do të thotë se Real Madridi mund ta kthejë Diazin kurdo që mendon se është gati të luajë në ‘Santiago Bernabeu’.

Tani është në dorën e Diaz që të vendosë nëse dëshiron të shkojë në Milan.

Ish sulmuesi i Mnanchester City ka luajtur vetëm 21 ndeshje që nga viti 2019 kur iu bashkua Los Blancos.

Komento: