Milan sfidon Arsenalin për këtë super-lojtar

17:17 | 14 Korrik 2020

Milani është futur në garë me Arsenalin për lojtarin e njohur.

Milan janë të gatshëm të sfidojnë Arsenalin për mesfushorin spanjoll, Marc Roca, i cili do të shitet nga Espanyol pas rënies nga La Liga.

23 vjeçari ka një klauzolë prej 40 milionë euro në kontratën e tij, por është e qartë se do të shitet me një çmim shumë më të lirë tani.

Sipas Mundo Deportivo, Milan dhe Arsenal janë pretendentët kryesorë për nënshkrimin e tij.

Roca vjen nga akademia e Espanyol, dhe gjithë karrierën deri më tani e ka shpenzuar te kjo skuadër, por tani duket se ka ardhur koha për të lëvizur.

Ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në 42 ndeshje konkurruese për Espanyol këtë sezon.

Komento: