Milan shkëlqen kundër Lazios, festa nis në Juventus

00:46 | 05 Korrik 2020

Milani ka mposhtur 3:0 Lazion si mysafire për t’ia zbehur dukshëm shanset për titull kampioni në Serie A.

Hakan Calhanoglu, Zlatan Ibrahimoviq dhe Ante Rebiq shënuan golat për fitoren në xhiron e 30-të.

Me fitoren e 13-të këtë sezon, Milani ngrihet në pozitën e gjashtë me 46 pikë të tubuara, dy më pak se Roma që është e pesta.

Lazio ngel në kuotën e 68 pikëve, me distancë prej shtatë pikëve nga Juventusi që i prin tabelës.

Komento: