Milan shokon Tottenhamin me vendimin për Piatek

09:32 | 10 Janar 2020

Krzysztof Piatek po kalon një periudhë të keqe të Milan.

Pavarësisht kësaj, Sky Sport Italia raporton se Milani e ka refuzuar së fundi ofertën e Tottenhamit për ta huazuar sulmuesin polak Krzysztof Piatek gjatë afatit kalimtar të janarit.

Tottenhami kishte tentuar ta përforcojë skuadrën në fazën e sulmit, madje edhe duke bërë ofertë për ta blerë polakun në formë shkëmbimi me Victor Wanyama dhe Juan Foyth. Por, dy klubet s’arritën marrëveshje, transmeton Express.

Jose Mourinho është në kërkim të një sulmuesi, pasi që anglezi Harry Kane e ka pësuar një lëndim muskulor që do ta mbajë atë jashtë fushës së lojës për rreth tre muaj.

Milani e kishte siguruar transferimin e Piatekut nga Genoa për 35 milionë euro gjatë janarit të vitit të kaluar. Kuqezinjtë tani janë të gatshëm ta lirojnë sulmuesin, por ata do ta bëjnë këtë për një shumë të përafërt me 35 milionë eurot që i shpenzuan për të.

Sulmuesi 24-vjeçar kishte arritur t’i shënojë 30 gola në të gjitha garat gjatë sezonit të kaluar, mirëpo këtë sezon ka kontribuar me vetëm katër gola.

Komento: