Milan – Simakan, ky është lajmi i fundit nga Franca

09:26 | 12 Janar 2021

Shënjestra e AC Milan, Mohamed Simakan nuk ka pësuar një dëmtim, por ai nuk dëshiron me të luaj më për klubin e Strasbourg që garon në Ligën e parë franceze.

Kësisoj ai përmes agjentit të tij po synon të largohet nga ekipi qysh në afatin e janarit, përcjell ORAinfo.

Milan kohëve të fundit është në përpjekje për ta transferua atë.

Mirëpo, negociatat për Simakan dukej se ishin bërë më të komplikuara për shkak të konkurrencës së RB Leipzig.

Sidoqoftë, java tjetër pritet të jetë vendimtare për të vendosur nëse 20-vjeçari do të përfundojë të veshur me fanellën Rossoneri apo jo.

Edhe agjenti i lojtarit konfirmoi se klienti i tij në fakt nuk është lënduar, por nuk do të luajë kundër Strasburgut, duke konfirmuar se ai do të largohet nga klubi. /ORAinfo/

Komento: