Milan synon transferin e trefishtë, emrat do ‘iu befasojnë

19:17 | 23 Qershor 2021

Milan, “casting” për fantazistin e ri! Emri i parë në listë dhe opsionet.

Sipas asaj që SportMediaset raporton në transmetimin te kanali Italia Uno, gjuetia për rolin e playmaker ka filluar te Milani sidomos pas lamtumirës së Calhanoglu.

I preferuari i Milanit është Hakim Ziyech, lojtari i cili te Chelsea nuk mundi të tregonte vlerat për shkak të dëmtimit dhe ardhjes së Tuchel në stol.

Natyrisht, ka një problem ekonomik dhe të negociosh me Marina Granovskaia nuk është kurrë e lehtë.

Marokeni u ble 40 mln euro nga Chelsea te Ajax dhe fiton 6 mln euro në sezon.

Ndër profilet që gjithashtu pëlqejnë drejtuesit e Milanit është ai i Josip Ilicic. Kontrata e tij skadon pas një viti dhe lojtari ka shprehur dëshirën që të provojë një aventurë të fundit.

Mes emrave janë edhe ato të Ceballos dhe Rafinha, që aktualisht janë te Real dhe PSG dhe mund të jepen në huazim.

Në fund, kushtojini vëmendje sugjerimit James Rodriguez i cili ka të njëjtin agjent me Refael Leao: pikërisht për këtë arsye, në orët e fundit ideja e një shkëmbimi të mundshëm midis dy lojtarëve (kolumbiani në Milano, portugezi te Everton ) do të ishte trajtuar.

Tani për tani ka pasur vetëm një sondazh, kush e di se diskutimi nuk mund të zhvillohej më tej.

Komento: