
AC Milani interesohet për Soumaren.
Milani është duke u interesuar për transferimin e mesfushorit të Lilles, Boubakary Soumare, bën të ditur “Calcio Mercato”.

Milani dëshiron ta huazojë 21-vjeçarin në afatin kalimtar të janarit.
Mirëpo, Lille është hezituese ta lëshojë Soumaren të largohet në janar.
Soumare ka kontratë me Lillen deri në verën e vitit 2022. Këtë edicion ai i ka luajtur 20 ndeshje në të gjitha garat dhe ka asistuar një gol.