Milan-Torino, përfundon pjesa e parë, rezultati befasues

21:29 | 09 Dhjetor 2018

Ka përfunduar pa gola 0-0,pjesa e parë e takimit mes Milanit dhe Torinos përcjell ORAinfo.
Rossonerët janë nikoqir të Torinos në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Serie A, e cila zhvillohet në San Siro .

Ishte ekipi vendas i që e kishte më shumë posedimin e topit, por që skuadra mysafire u tregua shumë më e rrezikshme para portës së Rossoneëve.

Duhet cekur se Torino kishte një rast ideal për të shënuar në portën e Milanit, por Donnarumma me pritjen e tij bravuroze nuk lejoi që topi të përfundoi në rrjetë.

Kujtojmë se Milan ka nevojë që nga ky takim të dalë me pikë maksimale./ORAinfo/

Komento: