Milan transferon futbollistin e Atletico Madrid

09:35 | 02 Gusht 2021

Maldini për shopping në Madrid, Milan transferon futbollistin e Atletico Madrid.

Diego Dalot vazhdon të mbetet objektivi kryesorë i Milanit për krahun e djathtë të mbrojtjes, por Rosonerët nuk po arrijnë dot marrëveshje me Manchester United.

Dalot bëri një sezon të mirë me Rosonerët dhe drejtuesit dëshirojnë ta blejnë kartonin e portugezit, por United kërkon 20 milionë euro për të.

Rosonerët kanë kthyer vëmendjen kah mbrojtës të tjerë dhe sipas raportimeve Maldini e ka gjetur zgjidhjen për krahun e djathtë në Spanjë.

Todo Fichajes, raporton se mbrojtësi i Atletico Madrid, Santiago Arias ka përfunduar në shënjestrën e Rosonerëve.

Kolumbiani nuk bën pjesë në planet e Simeones dhe Milan mund ta transferojë 29-vjeçarin për 5 milionë euro.

Komento: